E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani komplimente per poetin Grass

Irani me anë të zëvendës ministrit të tij të kulturës, Javad Shamakdari i ka bërë komplimete publikisht poetit Gunter Gras, i cili së fundmi ka publikuar një poezi kundër Izraelit. Ndërsa kryeministri izraelit Netanjahu e ka qortuar Gras, pasi ai ka një vizion injorant dhe të kundërshtueshëm të gjërave.
Zëvendës ministri iranian i Kulturës, Javad Shamakdari i ka dërguar një letër poetit Gunter Gras për ta komplimentuar për poezinë e tij kundër Izraelit, që është botuar pak ditë më parë në disa gazeta evropiane. Ministri iranian e përshkruan poezinë e Grass si një rrëfim për të vërtetën, i cili mund të zgjojë ndërgjegjen e përgjumur të perëndimit. Një kopie e kësaj letre është publikuar dhe në uebsajtin e agjencisë iraniane të lajmeve FARS. Poezia e Grass, i cili ka fituar çmimin Nobel për letërsinë në vitin 1999, e përshkruan Izraelin si një kërcënim për paqen e brishtë botërore, për shkak të pozicionit të tij mbi një mundësi sulmi ndaj Iranit. Poeti ëshët akuzuar për antisemitizëm dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjah e ka qortuar Grass, i cili sipas tij ka një vizion injorant dhe të kundërshtueshëm të gjërave. Poeti nga ana e tij ka reaguar se me anë të poezisë dëshironte vetëm të kritikonte politikat që po ndiqen nga kryeministri izraelit Netanjahu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›