Vdes Presidenti i Malauit, e çojnë në Afrikën e Jugut
Presidenti i Malauit, Bingu va Mutharika, pësoi dje një infarkt dhe sipas mjekëve që po e kuronin, vdiq. Diktatori 78-vjeçar qeveriste që prej vitit 2004 në një prej vendeve më të varfra të botës dhe vdekja e tij mund të shkaktojë një krizë politike e kushtetuese në vend. Sipas Kushtetutës, funksionin e tij duhej ta kryente zv.presidenti, Xhojs Banda, por prej dy vitesh ai ka pasur konflikte të vazhdueshme me Mutharikën, pasi tentoi të marrë pushtetin prej tij dhe tani jeton në ekzil. Funksionet e Presidentit i ka kryer ministri i Jashtëm, vëllai i tij Peter Mutharika. Disa ministra kanë deklaruar për BBC se Presidenti ka vdekur, por nuk është vendosur zyrtarisht se kush do ta zëvendësojë atë. Trupi i Mutharikës është dërguar në Afrikën e Jugut dhe aty besohet se do të kryhet edhe autopsia e tij.