E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca vendos sot për fotot e dukeshës britanike

Drejtësia franceze pritet të urdhërojë sot ndalimin ose jo të publikimit të mëtejshëm të fotografive gjyswm nudo të dukeshës britanike Kejt Midëllton.

Princi Uilliam dhe gruaja e tij, Kejt Midëllton, kanë ngritur padi ndaj fotografit i cili publikoi në revistën franceze “Closer” 14 fotografi, që e tregojnë dukeshën gjysmë të zhveshur, në tarracën e një vile në Francë.

Revista është pronë e ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskoni.

Avokati i çiftit mbretëror ka thënë se fotografitë janë kapur në një “moment shumë intim” dhe se nuk kanë vend për diskutim në  publik.

Fotografitë janë publikuar edhe nga revista “Chi” në Itali, gjithashtu pronë e Berluskonit, me titullin “Mbretëresha del lakuriq”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›