E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm vdekjeprurës pranë aeroportit të Kabulit

Një makinë me eksploziv ka shpërthyer në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të Kabulit.

Policia afgane ka thënë se sulmuesi ka shpërthyer eksplozivin pranë një furgoni, që transportonte punonjës të aviacionit.

Raportet e fundit flasin për tetë shtetas të huaj të vrarë dhe një afgan.

Grupi afgan, Hezb-e-Islami, ka pranuar përgjegjësinë për sulmin.

Ai ka thënë se sulmi ka qenë përgjigje ndaj filmit që fyen Islamin.

“Pafajësia e Myslimanëve”, film i prodhuar në SHBA, ka nxitur protesta në gjithë botën myslimane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›