E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Romni përfshihet në një video skandal

Kandidati republikan për president në, Mit Romni përfshihet në një skandal. Një video e është publikuar në SHBA ku Romni deklaron në një takim me donatorët se “pothuajse gjysma e amerikanëve besojnë se janë viktima por si kandidat për Shtëpinë e Bardhë, nuk është punë e tij të shqetësohet për këta njerëz.
 

“Janë 47 për qind e amerikanëve që do të votojnë për presidentin Obama, që janë të varur nga qeveria, që besojnë se janë viktima, që besojnë se qeveria ka përgjegjësi për t`u kujdesur për ta, që besojnë se kanë të drejtë në kujdesin shëndetësor...”, ka thënë Romni.
 

Në një konferencë shtypi të hënën vonë, Romni ka pranuar se komentet “nuk kanë qenë të këndshme”.
 

Ndërkohë mbështetësit e fushatës së presidentit Barak Obama ka marrë menjëherë videon nga revista “Mother Jones”. Obama dhe Romni do të përballen në zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›