Franca votoi shansi i fundit per Sarkozi

Raundi dhe shansi i fundit për presidentin francez, Nikolas Sarkozi, për t’u rizgjedhur në krye të Elizes ka ardhur. 40 milionë votues francezë janë thirrur në raundin e dytë të votimit për zgjedhjet e dhjeta presidenciale të Republikës së Pestë.
85. 000 vendvotime janë hapur në mbarë vendin në orën 8.00 të mëngjesit. Ato do të mbyllen në orën 6.00 të pasdites ndërsa në qytetet e mëdha me dy orë vonesë. Votimi i sotëm shihet gjerësisht si një referendum për pesë vitet në pushtet të Presidentit aktual, Nikolas Sarkozi, i cili sipas sondazheve të opinionit publik është presidenti më pak popullor në historinë e Francës. Sondazhet para zgjedhjeve tregojnë se kandisdati socialist, Fransua Hollande ka shanse të mëdha që fitojë. Ai ka kryesuar Partinë Socialiste për vite me radhë. Por nuk ka mbajtur kurrë një post të lartë qeveritar dhe në përgjithësi, nuk konsiderohet si një figure karizmatike. Sarkozi u zgjodh president në vitin 2007, duke sjellë shpresën e ndryshimit. Por për shumë francezë Sarkozi mbetet një personalitet që bie shumë në sy dhe roli i tij politik është vlerësuar si i pa qëndrueshëm. Rol për rënien e mbështetjes për Sarkozi thonë analistët ka luajtur dhe ngadalësimi i ekonomik dhe kriza e Eurozonës të cilat kanë qenë pikat kyçe ku dhe është përqendruar fushata e dy kandidatëve. Mirëpo edhe pse sondazhet flasin për një fitore të Holande mbeten ende në lojë 18%-shi i Frontit Kombëtar, i cili nëse shkon në favor të Nikolas Sarkozi do t’i siguronte atij “mrekullinë” për të cilën ka nevojë.