France pjesemarrja ne votime

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, pjesëmarrja vlerësohet të jetë më e lartë se në raundin e parë të 22 prillit, por më e vogël se pjesëmarrja rekord në vitin 2007.
Sipas shifrave zyrtare, mbi 30 për qind të qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar deri në orën 10 të paradites. Sondazhet e opinionit tregojnë sfidantin socialist, Fransua Holland, para presidentit Nikolas Sarkozi.
Presidenti Sarkozi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Karla Bruni ka hedhur votën e tij në një lagje të Parisit, pa bërë asnjë koment. Rivali i tij, socialisti Fransua Holand, votoi ne Tul.Nëse fiton, Holland do të bëhej presidenti i parë socialist i Francës që nga viti 1995, kur Fransua Miteran ka lënë zyrën. Udhëheqësja e Frontit Kombëtar të Ekstremit të Djathtë, Marin Le Pen, përsëriti para mediave se fletëvotimi i saj ishte i bardhë. “E kam thënë dhe më parë se do të hedh një votë të bardhë, nuk kam ndryshuar mendje gjatë kësaj kohe. Nuk e ndryshoj shpesh mendjen. Jam e vendosur”. Ndryshe nga ajo, politikani i qendrës, Fransua Bajru, deklaroi ditë më parë, se do të votonte për kandidatin socialist. 40 milionë votues francezë janë thirrur në raundin e dytë të votimit për zgjedhjet e dhjeta presidenciale të Republikës së Pestë. 85. 000 vendvotime janë hapur në mbarë vendin në orën 8.00 të mëngjesit. Ato do të mbyllen në orën 6.00 të pasdites ndërsa në qytetet e mëdha me dy orë vonesë.
Në Francë vota presidenciale do të ndiqet nga ajo parlamentare, në muajin qershor.