Gara presidenciale Obama nis zyrtarisht fushaten
Presidenti amerikan Barack Obama, nisi fushatën e tij për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë me dy tubime në dy shtete që pritet të jenë përcaktuese në zgjedhjet presidenciale, në Ohajo dhe Virxhinia. SHBA-të janë duke dalë nga recesioni dhe kërkon një mandat të dytë për të çuar deri në fund platformën e tij të suksesshme ekonomike., tha Obama per mbeshtetesit e tij .
Duke i referuar, republikanit Mitt Romney, Obama vlerësoi se një fitore për të do të kthente pas kohën. Megjithatë, pranoi se zgjedhjet e 6 nëntorit do të përcaktohen nga një rezultat i ngushtë.
“Kjo nuk është thjeshtë një zgjedhje e ardhshme, por një moment vendimtar për klasën e mesme. Kemi bërë shumë rrugë për ta lënë atë në këtë pikë dhe kjo është arsyeja përse do të konkurroj për një mandat të dytë si president i SHBA-ve”, tha presidenti në arenën e basketbollit, përpara 14 mijë mbështetësve.
Romney kritikoi ashpër administratën aktuale për reformat e munguara dhe paaftësinë e saj për të luftuar papunësinë, e cila që prej vitit 2009 ka mbetur në normën e 8%. Obama tha se e kupton zhgënjimin e shumë amerikanëve për ritmin e ngadaltë të ndryshimeve të premtuara prej tij, por theksoi se pas kalimit të krizës financiare, në 4-vjeçarin pasardhës tranformimi i vendit do të përshpejtohet.