Greqi, mbyllet votimi. Sondazhi i ALCO: Fiton ND, i treti PASOK
ATHINE - Mbyllen qendrat e votimit në Greqi, ku që nga ora 7:00 e ditës së sotme u votua për parlamentin e ri, në zgjedhjet që janë cilësuar më të rëndësishmet dhe më kritiket për vendin, që pas rrëzimit të diktaturës.
Greqi, rezultatet e Exit Poll nga kompania ALCO
Greqi, ALCO: Demokracia e re ka fituar 17-20%
Greqi, ALCO: Partia Komuniste ka fituar 7.5%-9.5%
Greqi, ALCO: PASOK ka fituar 14-17% të votave
Greqi, ALCO: SYRIZA ka fituar 15-18.5%
Greqi, ALCO: LAOS ka fituar 2.5-3.5%
Greqi, ALCO: Agimi i Artë ka fituar 6-8%
Greqi, ALCO: E Majta demokratike, 5-6.5%
Greqi, ALCO: Të pavarurit, kanë fituar 10-12%
Greqi, Ekologët e gjelbër, 2.5-3.5%
Greqi, rezultate thuajse të njëjta edhe kompania GPO
Në përgjithësi procesi u zhvillua pa probleme, me përjashtim të një incidenti që ka ndodhur në Athinë, ku 30 anëtarë të partisë ekstremistë të djathtë, “Agimi i Artë” sulmuan një qendër votimi në Peristeri dhe kërcënonin qytetarët që shkonin për të votuar.
Zgjedhjet e sotme janë shumë të rëndësishme për Greqinë, sepse qeveria që do të dalë prej tyre, do të marrë në duar fatet e vendit, i cili kërcënohet të dalë nga Euro e të hyjë sërish në rrugë pa krye, nëse nuk zbaton reformat e kërkuara nga huadhënësit.
Gjatë ditës, pasi votoi në qendrën e tij të votimit, kryeministri i qeverisë së përkohshme Lukas Papadhimos bëri një deklaratë optimiste. Ai shprehu besimin se javën e ardhshme Greqia do të ketë qeverinë e re. I pyetur nëse Greqia do të ketë një qeveri deri të hënën, Papadhimos tha: “Unë e besoj këtë”.
Edhe krerët e tjerë të shtetit e politikës e cilësuan ditën e sotme si ditë historike për Greqinë.
Sondazhet parazgjedhore sugjeronin se partia e favorizuar në zgjedhje është Demokracia e re, por edhe kjo me një tkurrje të ndjeshme të mbështetjes, ndërsa PASOK e ka humbur mbështetjen për shkak të politikave të diktuara nga BE dhe FMN.
Mosbesimi ndaj dy partive të mëdha do të sjellë në Parlament 8 parti të vogla, ndër të cilët edhe disa forca ekstremiste që premtojnë se nuk do të vazhdojnë të respektojnë marrëveshjen e borxhit.
Rreth 9 milionë e 900 mijë grekë kishin të drejtën e ushtrimit të votës, për të zgjedhur mes 32 partive politike, që garuan në këto zgjedhje. Sipas ekspertëve faktorët përcaktues të rezultatit të votimeve, do të jenë abstenuesit, rreth 360 000 të rinj që votojnë për herë të pare, grate (rreth 5 milionë), pensionistët si dhe zonat e mëdha si Athina, ku voton thuajse 1/5 e elektoratit.
Rreth orës 21 30 me orën lokale pritet të dalin rezultatet e para zyrtare.
Lidhje te tjera Zgjedhjet parlamentare në Greqi, në fokusin e shtypit botëror VIDEO: Zgjedhjet parlamentare në Greqi, në fokusin e shtypit botëror