Çelsi në garë për Eto

Sfidë Celsi-Inter për Samuel Eto. Sipas tabloidit anglez "The Sun", klubi i Roman Abramovicit është i gatshëm të sfidojë zikaltërit, duke iu ofruar klubit katalanas rreth 27 milionë euro për kartonin dhe një kontratë prej 6.5 milionë euro në sezon për sulmuesin kamerunez. Për sa i përkët pistës Drogba, kuqezinjtë e Milanit duhet të derdhin 22 milionë euro te klubi anglez.