Francë, 18 të vdekur nga moti i keq
Të paktën 18 të vdekur është bilanci i viktimave të provokuara nga moti i keq në Francë, në veçanti nga stuhia shumë e fortë Xynthia, e cila që nga e shtuna ka goditur vendin. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i sigurisë civile, Samuel Bernes. Ndërkaq në perëndim të vendit, një milion persona janë pa energji elektrike. Në Spanjë janë regjistruar ndërkaq të paktën 3 të vdekur, ndër të cilët një grua në moshën 82 vjeçare e cila humbi jetën në Galizia. Një i vdekur është regjistruar edhe në Portugali. Stuhia "Xynthia", ka goditur rajonet bregdetare të Francës, e më pas u shtri edhe në qendër të saj. Kjo është një nga stuhitë më të fuqishme të regjistruara gjatë 10 viteve të fundit. 7 persona kanë vdekur vetëm në Vandea, që është edhe rajoni më i goditur nga moti i keq. Probleme paraqiten edhe në Charente-Marittime. Në dy rajonet, janë më shumë se 100 000 banesa që kanë mbetur pa energji elektrike. Në brigjet e atlantikut, shpejtësia e erës ka arritur deri në 150 km në orë. Në paris, sipas meteorologëve, era ka arritur në qindra kilometra në orë. Ndërsa "Air France" ka anulluar dhjetëra fluturime në aeroportet në veri të Charles de Gaulle.