E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, 5 të vdekur nga zjarri në një bllok apartamentesh në Paris

Një zjarr në një bllok apartamentesh në periferinë e Parisit shkaktoi të paktën pesë të vdekur dhe plagosi 29 të tjerë.
Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së hënës në shkallët e një ndërtese publike në Sevran, në verilindje të Parisit. Ndërkohë që nuk është bërë menjëherë e qartë se cili ishte shkaku i zjarrit. "Me sa duket dy persona në moshë madhore dhe tre fëmijë ose adoleshentë vdiqën, ndërsa 29 të tjerë u plagosën", deklaroi zëdhënësi i shërbimit të zjarrfikësve, Florent Hivert. Muhamed Munir, i cili banon në katin e dhjetë të ndërtesës tha se ai dhe familja e tij ishin me fat që shpëtuan nga flakët. "Në këto raste nuk mund të bësh asgjë. Ne kemi një ballkon dhe dolëm me shpejtësi atje së bashku me gruan dhe djalin dhe që andej në catinë e ndërtesës. Më pas kaluam në ndërtesën tjetër", u shpreh ai për Reutersin. 15 nga të dëmtuarit nga flakët u dërguan në spital për trajtimet përkatëse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›