Arrestohet autori kryesor i vrasjes së biznesmenit
07/12/2011 Viktima i vrau në ’97-ën të atin, pasi u largua për në Greqi me nënën e Spartak Spahos
FIER- Vetëm gjashtë ditë nga ekzekutimi mafioz i biznesmenit dhe policia del me një emër si të dyshuar. Blutë kanë dalë në një konferencë për shtyp mëngjesin e së martës ku ka deklaruar se Agim Hyka, 33 vjeç, është arrestuar si i dyshuar kyç në vrasjen që ndodhi në datën 2 dhjetor në mes të qytetit të Fierit, në shëtitoren pranë ish-hotel “Vjosës”. Agim Hyka është banor i fshatit Povelcë në rrethin e Fierit. Policia deklaron se pista e ekzekutimit është vendosur mbi një hakmarrje të vjetër, për një vrasje të kryer vite më parë nga viktima Spartak Spaho.
Autori
Sipas policisë, Hyka në bashkëpunim me persona të tjerë më datë 2 dhjetor, në lagjen “11 janari” të qytetit të Fierit dhe konkretisht përballë hotel “Vjosa”, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin, Spartak Spaho, 42 vjeç, si dhe nga të shtënat e armëve janë plagosur dy kalimtarë të rastit. Vetëm një detaj i dhënë nga një dëshmitar okular ka bërë që grupet e hetimit të përqendroheshin në një pikë që do t’i çonte më pas në zbardhjen e ngjarjes. Sipas dëshmisë së dhënë nga dëshmitari okular, pasi ishte ekzekutuar Spaho, autori kishte zbritur nga automjeti i parkuar vetëm tre metra larg viktimës dhe me maskë në kokë ka shkuar drejt trupit të shtrirë duke e qëlluar atë me mllef edhe disa herë të tjera, madje gjithçka ka qenë e shoqëruar edhe me të bërtitura që tregonin urrejtje. Dëshmitarë okularë kanë pohuar në polici fjalët “vdis qen” të shoqëruara me britma urrejtjeje nga ana e autorit. Kjo i ka udhëhequr hetimorët drejt Povelcës aty ku përreth zonës u gjet edhe një automjet i djegur që mendohej se ishte përdorur nga autorët. Dëshmia
“Unë e vrava se më kishte vrarë babanë”, kështu mësohet të ketë thënë dje për policinë e Fierit i dyshuari si autor i vrasjes së biznesmenit. Edhe pse policia nuk jep shumë detaje për arsyet që çuan në ekzekutimin e biznesmenit Spartak Spaho, zanafilla e këtij krimi makabër ka ardhur qysh përpara 14 vjetëve. Pikërisht në këtë kohë në vitin 1997 në Greqi u vra një shtetas me emrin Skënder Hyka, banor i Fierit dhe babai i të dyshuarit si autor i vrasjes së biznesmenit. Ky shtetas në ato vite punonte taksist dhe bënte linjën Fier -Athinë. Dyshimet ranë edhe mbi Spartak Spahon. Për këtë të fundit nuk pati asnjëherë prova që e bënin fajtor për vrasjen dhe në këtë mënyrë edhe dosja në ngarkim të asaj ngjarjeje u mbyll pa një autor. Sipas burimeve jozyrtare, por të besueshme vrasja ka ndodhur për motive familjare. Mendohet se nëna e viktimës Spartak Braho të jetë larguar me Skënder Hykën me qëllim bashkëjetesën pas divorcit nga i shoqi i saj. Dy djemtë e rritur të saj, duket se nuk “e përtypën” dot faktin e bashkëjetesës së nënës së tyre me një burrë tjetër, dhe duket se turpi publik ka rënduar më shumë tek Spartak Spaho, i cili dyshohet të ketë shkuar në Greqi dhe të ketë vrarë të dashurin e nënës së tij, ndërsa këtë të fundit e ka kthyer në Fier. Po ashtu policia tha: “Spartak Spaho ka qenë i hetuar për trafikim të lëndëve narkotike, por edhe pas akuzës së ngritur nga Prokuroria e rrethit Fier, Gjykata e ka pushuar akuzën ndaj tij, duke i quajtur të pamjaftueshme provat e depozituara prej Prokurorisë”.