Francë, Depp më shumë pirat sesa zotëri
Jonny Depp nuk po çlirohet dot nga personazhi i “Pirati i Karaibeve”, Jack Sparrow. Aktori, pasi ka mbërritur në aeroportin e Nizzës me familjen e tij, ka përshëndetur me një gjest pak elegant turrmën e fotografëve që po prisnin ardhjen e tij. Moskokëçarës dhe i parespektueshëm tamam si personazhi që luan në ekranet e mëdha, Depp sigurisht nuk u dha shembull pozitiv fëmijëve të tij, duke iu shtuar padashje paradës së vipave “të paedukuar”. Me xhinse e syza për t’ fshehur nga sytë e kuriozëve, Jonny Depp duket se nuk e ka mirëpritur vëmendjen e fotografëve.
Mbase ylli i kinemasë botërore gjatë pushimeve në francë me bashkëshorten Vanessa dhe dy vogëlushët Lily Rose dhe Jack kishte menduar për një pritje më të qetë. Dhe ja ku nxjerr gishtin, i bezdisur dhe moskokëçarës ashtu siç do të kishte bërë edhe pirati Sparrow. Kohët e fundit shihet një modë e vipave për të shfaqur sjellje dhe veprime të pahijshme për të hequr qafe fotografët dhe kuriozët. Rezultati? Të gjithë të përçmuar dhe të etiketuar se pak të rafinuar. Në listën e gjatë gjejmë edhe Jessica Albën, Lily Allen, Christiano Ronaldo dhe së fundmi ehde mbreti i Karaibeve. Megjithatë nuk mund të thuhet se me gishtin lart ishte më pak seksi dhe i parezistueshëm.
30 Korrik 2008