E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, PKK hedh poshtë përgjegjësinë për atentatin



Turqia po përballet me probleme dhe trazira duke filluar nga atentati në Stamboll ku humbën jetën 17 vetë dhe më pas konsultimet e Gjykatës Kushtetuese turke për ndalimin e partisë qeveritare AKP. Fajtore për sulmin u konsiderua PKK-ja, e cila ka hedhur poshtë çdo përgjegjësi lidhur me këtë ngjarje. Drejtuesi i seksionit politik të rebelëve, Zubeyir Aydar hodhi poshtë çdo lloj përgjegjësie të organizatës kurde megjithatë nuk dihet nëse një deklaratë e tillë i përgjigjet së vërtetës. Ndërkohë kryeministri turk Taip Erdogan i bëri thirrje popullit për t’u bashkuar kundër terrorit sepse nëse mbështeten organizatat terroriste, atëherë terrori do të ndihet më i fortë dhe i konfirmuar. Thirrja e Erdoganit për bashkim kombëtar ndoshta ka të bëjë edhe me procesin e ndalimit të partisë qeverisëse AKP.
Prokuroria e përgjithshme që ka ngritur padinë, e akuzon partinë islamike-konservative, AKP për groposjen e laicizmit në Turqi dhe instalimin e një Republike islamike. Thuhet se ndalimi i partisë është gati i sigurtë, pasi 8 nga të 11-të gjykatësit konsiderohen si kritikë të AKP-së dhe vetëm 7 vota mjaftojnë për mbylljen e votimit. Por nuk dihet nëse vendimi do të jetë kundër AKP-së. Këshilltari i Gjykatës, Osman Can është shprehur për rrëzimin e padisë dhe kërkesën për ndalimin.

30 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›