Angelina Jolie në provë për “Catwoman”
“Catwoman (gruaja mace) është një heroinë, por në të njëjtën kohë ajo është e pamëshirshme dhe e keqe. Për këtë arsye mendoj se Angelina Jolie mund të ishte aktoria e përkryer për të interpretuar këtë rol”. Kështu është shprehur Julie Newmar (74 vjeç njihet si imazhi i Catëoman në serinë televizive të vitit 1960) e cila jep mendimin e saj se kush duhet të hynte në provë për serinë e ardhshme të “Batman” të drejtuar nga Christopher Nolan. Regjisori ka shprehur dëshirën që gruaja mace të shfaqet në seritë e reja. Julie Newmar ka mbetur e mahnitur nga bukuria por edhe historia dhe filmat që Jolie ka xhiruar vitet e fundit duke përfshirë aksionin dhe filmat tërësisht dramatikë. Një aktore me personalitet të fortë dhe e gjallë në jetën private, janë këto elementet që sipas Neëmar mund të bëjnë atë të parezistueshme në serinë e ardhshme të Batman. “Angelinës i shkon për shtat ky rol. Shumë miq të botës së spektaklit dhe kinemasë, janë dakord me mendimin tim”,- është shprehur Newmar për New York Daily News. “Është një personazh stimulues ai i “gruas mace” por në të njëtën kohë karakterizohet nga një ndjenjë negativiteti. Mos harrojmë ndërkohë që ishte e para dhe e vetmja dashuri e vërtetë e Batmanit”. Ende nuk dihet sesi regjisori Christopher Nolan do të përfshijë në seritë e reja personazhin e gruas mace, por ajo që mund të thuhet se aktorja perfekte për këtë rol është gjetur. Fansat e filmit të njohur Batman e dinë mirë se ç’raporte ekizistonin ndërmjet Catwoman dhe Batman. Egoja e heroinës Selina është e lidhur herë pas here me Bruce Wayne, mashkulli që fshihet poshtë maskës së Batmanit. Më pas shpërthen dashuria, si Catwoman ashtu edhe Selina, dashurohen me Batmanin dhe Wayne. Por dashuria e tyre është e destinuar të përfundojë negativisht.
Winehouse reaksion nga medikamentet, shtrohet dhe del nga spitali
Frika duket se kaloi për Amy Winehouse. Diva e muzikës soul ka dalë nga spitali ku ishte shtruar pas reaksionit që i ka shkaktuar një medikament. Kështu është shprehur zëdhënësi i këngëtares Chris Goodman. Amy u mbajt nën vëzhgim gjithë natën dhe tani ndihet mirë. Artistja u çua me ambulancë në urgjencën e University College Hospital. Goodman është mjaftuar me pak fjalë për të sqaruar se si kishte ndodhur ngjarja por sipas disa agjencive të ndryshme të lajmeve, bëhet fjalë për një reaksion ndaj medikamenteve të cilët Amy i konsumon në shtëpinë e saj për të përmirësuar gjendjen shëndetësore. Muajin e kaluar, asaj iu diagnostikuanjë sëmundje në mushëri për shkak të duhanit dhe babai i këngëtares sqaroi se gjëndja e të bijës është e rëndë aq sa një cigare e vetme mund t’i merrte edhe jetën. Burri ka pohuar me lot në sy se Amyn e pret një “vdekje e ngadaltë dhe e dhimshme” nëse nuk heq dorë njëherë e mirë nga veset e saj.
30 Korrik 2008