Plani franko-britanik: “Shqipëria të ndahet me pëlqimin e shqiptarëve
“The New York Times” publikon mesazhet mes krerëve të Fuqive të Mëdha
Vijon nga numri i kaluar
UASHINGTON –Teksti i përgjigjes për presidentin Uillson nga kryeministrat e Francës dhe Anglisë në lidhje me Memorandumin e firmosur është si më poshtë: Londër, 17 shkurt 1920: “Kryeministrat e Francës dhe Britanisë së Madhe i kanë kushtuar një vëmendje të rëndësishme, në komunikimin e bërë, në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Adriatikut, dhe interesimin e Presidentit Uillson. Ata janë të gatshëm që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ta shtrojë përpara opinionin plotësisht dhe me një sinqeritet të tillë absolut. Megjithatë, ata nuk gjejnë tërësisht të lehtë të kuptojnë hapat, përmes të cilave qeveria e Shteteve të Bashkuara ka arritur deri në qëndrimin e saj aktual.
Kritikat amerikane
“Në radhë të parë, ata besojnë se këtu nuk bazë për hamendje, e cila nënvizohet në mesazhin amerikan që zgjidhja e propozuar skicohej në telegramin e tyre të 20 Janarit. Ajo përfshin një kapitullim të pikëpamjes italiane, ashtu siç u kundërshtua nga jugosllavët. Dhe për këtë, strukturimi i zgjidhjes, të cilën ka shtruar Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk bën asgjë. Memorandumi i përgatitur nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara kritikon zgjidhjen e propozuar në katër elementë: “Së pari, që ai i dorëzon Italisë rripin e ngushtë të territorit që ndodhet përgjatë bregdetit, derisa të ndahet i gjithë territori i Fiumes. Së dyti, që ky rrip i territorit të bashkohet me Fiumen si një qytet i lirë, nën garancinë e Lidhjes së Kombeve, qartësisht shtrohet rruga për aneksimin e tij nga Italia.
Së treti, që modifikimi i kufirit jugosllavo-italian ndikon në dëm të Jugosllavisë, në kontrollin e saj të hekurudhës veriore nga Fiume; dhe së katërti, që ai (Memorandumi) garanton për ndarjen e Shqipërisë.
Debate për Memorandimin
“Memorandumi i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara duket të ketë injoruar tërësisht përparësinë e madhe që u ofrua Jugosllavisë në atë kohë. “Zanafilla e propozimit të 20 Janarit shtrohet në faktin se kur kryeministrat e Britanisë së Madhe dhe Jugosllavisë shkuan të lidhen drejtpërdrejt me përfaqësuesit e Italisë dhe Jugosllavisë në Paris, ata mësuan se askush nuk dëshironte të dilnin në përfundimin për shtetin e lirë të Fiumes, i cili kishte qenë gjithmonë një pjesë thelbësore e propozimeve amerikane për zgjidhje. Ata morën vesh se Jugosllavia do të preferojë një zgjidhje, e cila heq shtetin e lirë, pasi përbëhet nga një popullsi sllave prej 200 mijë banorësh dhe përfshirjen sa më madhe të jetë e mundur e territorit dhe popullsisë së Fiumes brenda kufijve të saj. Sipas qeverive të Francës dhe Britanisë së Madhe, duke vazhduar bisedimet nga pika tek e cila ata e kishin lënë më 9 dhjetor, shtruan propozimin për diskutim, duke përfshirë korrigjimin e linjës së Uillsonit dhe dhënien për Italinë të një rripi të territorit përgjatë bregut, deri në lidhjen e saj me qytetin e lirë të Fiumes. Rezultati përfundimtar, ishte që Jugosllavia të fitojë, siç iu përqas propozimi amerikan, një shtesë prej 150 mijë jugosllavësh, ndonëse po bihej dakord të përfshiheshin brenda kufirit italianë më tepër se 50 mijë jugosllavë, në vend të 400 mijë që tashmë presidenti Uillson kishte pranuar të shpërndaheshin në atë vend.
Bie argumenti i aneksimit
Për sa i përket sugjerimin që propozimi i 20 janarit, qartësisht i hap rrugën aneksimit të qytetit të Fiumes tek Italia, qeveritë e Francës dhe Britanisë nuk mund të pranojnë ndërlikimin që garancia e Lidhjes së Kombeve është e padobishme dhe se qeveria italiane nuk kishte synimin e pajtimit me një marrëveshje, në të cilën ajo vetë është e përfshirë. Për sa i përket hekurudhës, propozimi i 20 Janarit i kalon shtetit jugosllav kontrollin në tërë linjën e hekurt, nga pika ku nis Porti i Fiumes, që është nën kontrollin e Lidhjes së Kombeve. Kjo hekurudhë është me vlera tregtare, është një rrjet strategjik. Sipas propozimeve të presidentit Uillson, ajo është menaxhuar nga grupe të rëndësishme italiane. Sipas rastit, në cilindo plan, asgjë nuk mund të jetë më e lehtë për Italinë sesa ta ndërpresë atë në rast të një lufte të mundshme. Për këtë, ata nuk shikojnë se aty është thelbi për këtë kriticizëm; një propozim, ndikimi real i të cilit është të transferojë të tërë hekurudhën tek Jugosllavia, në vend të kalimit të saj në duart e qytetit të lirë të Fiumes, i cili nuk e dëshiron një gjë të tillë.
Çështja shqiptare
“Këtu mbetet çështja e Shqipërisë. Ata janë të gatshëm të pranojnë kritikën e qeverisë amerikane në këtë pjesë të propozimit të tyre. Ata theksojnë se telegrami i tyre i 20 janarit nxjerr në pah se detajet e administrim të vendit nga Jugosllavia, Italia dhe Greqia akoma nuk ishin përpunuar dhe se gjatë punës për të përfunduar këtë, është parë se nuk do të jenë të humbur pretendimet dhe interesat e popullit shqiptar në të ardhmen. Çdo orvatje që mund të bëhet për përgatitjet e tij, do të realizohen në konsultim të plotë me ta”.
Për më tepër, ata theksojnë se në asnjë mënyrë, ky propozim nuk ishte bërë në interes të Italisë. Ai ishte bërë në interes të Jugosllavisë. Jugosllavët tregojnë se përmes propozimit të 20 janarit, pjesa veriore e territoreve të tyre kishte të garantuar akses të mjaftueshëm në det, përmes portit të Fiumes; pjesa jugore e Jugosllavisë nuk e kishte një mundësi të tillë dhe që dalja kombëtare ishte të ndërtohej një linjë poshtë lumit Drin, në grykë të lumit Bojana.
Ideja e qeverive të Francës dhe Britanisë ishte detyruar në këtë lidhje dhe propozimi i tyre në drejtim të Shqipërisë ishte skicuar ti jepte mundësi Jugosllavisë të realizojë punën për veten e saj, përmes ndërtimit të një hekurudhe nën garancitë ndërkombëtarë. Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë të aftë të krijojë një qeveritë të zgjedhur prej vetë atyre dhe se pjesa veriore e popullsisë është tërësisht katolike, ndërsa pjesa jugore, tërësisht muhamedane. Ata e mendojnë këtë si më të mirën, duke i besuar përgjegjësinë për qeverisjen dhe zhvillimin e këtyre dy pjesëve, përkatësisht Jugosllavisë dhe Italisë. Megjithatë, ata kanë pranuar se e tërë Shqipëria mund vendoset nën një sistem mandatues dhe ata besojnë se kjo do të krijojë mundësinë që populli shqiptar ti gëzohet aspiratave të tij për unitet dhe vetëqeverisje. Për këtë, qeveritë e Britanisë së Madhe dhe Francës ripërsërisin se ata gjejnë vështirësi në mirëkuptimin e përpjekjeve të tanishme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në drejtim të propozimeve dhe se ata shpresojnë se duke pasur parasysh këto shpjegime, qeveria do të shikojë në mënyrën e saj që të rishqyrtojë qëndrimin që ka.
Në përfundim, këto propozime janë produkte origjinale të politikës së Memorandumit të përbashkët të 9 dhjetorit. Me pëlqim, në dy çështjet e shtruara për diskutim; ideja e shtetit të lirë të Fiumes ishte braktisur. Për shkak të mungesës së përfaqësuesve amerikanë, ata nuk kishin opsion, por u përpoqën që çështjen ta zgjidhnin vetë. Megjithatë nuk është dëshirë e dy qeverive që të detyrojnë një zgjidhje, e cila është e papranueshme nga presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe për këtë ata nuk do të këmbëngulin në miratimin e tyre derisa ata të dërgojnë mendimin e qeverisë amerikane rreth këtij mesazhi. Për këtë, ata e kanë mbyllur, duke i kërkuar qeverisë jugosllave që të japë një përgjigje përfundimtare për Memorandumin e 20 Janarit, derisa ata të dinë se çfarë qëndrimi ka qeveria e tyre rreth tij.
Shkrimi është publikuar më 26 shkurt 1920 në “The New York Times
Titulli është redaksional
Përgatiti Albert Gjoka
Në numrin e ardhshëm do të lexoni
Qëndrimi i presidentit Uillson: “Shqipëria, të mbetet në kufijtë e vitit 1913”
“The New York Times” vazhdon publikimin e mesazheve mes krerëve të Fuqive të Mëdha në vitin 1919-20
Reagimi i presidentit Uillson rreth letrës së dërguar nga kryeministrat e Britanisë së Madhe dhe Francës
Amerikanët këmbëngulin që të mbetet në fuqi Marrëveshja e Londrës së vitit 1913, firmosur nga Fuqitë e Mëdha
30 Korrik 2008