Kosovë, fillon nesër shpërndarja e pasaportave të para
Nesër do të fillojë shpërndarja e pasaportave të Republikës së Kosovës dhe e para do të fillojë komuna e Prishtinës. Pas aplikimeve për marrjen e pasaportave të Republikës së Kosovës, të enjten nis dhënia e tyre, e cila do të zhvillohet me një ceremoni ku do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit të ri.
Në Kosovë do të ketë katër lloje pasaportash: të zakonshme, diplomatike, zyrtare dhe dokument udhëtimi. Sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës, Zenun Pajaziti, pasaportat do të jenë të cilësisë dhe sigurisë së lartë si dhe në përputhje me standardet europiane dhe të ICAO-së. UNMIK-u para një jave njoftoi se nuk do të lëshojë më dokumente udhëtimi për kosovarët, duke ua lënë radhën kështu autoriteteve kosovare për nxjerrjen e pasaportave të Republikës së Kosovës.
30 Korrik 2008