E Shtunë, 31 Tetor 2026

'France Football' e sigurt: Topi i Artë për Kasijas

TIRANE-Iker Kasijas është favoriti kryesor për të fituar “Topin e Artë”. Në një edicion special të publikuar dje, revista franceze “France Football”, shkruante se portieri i Spanjës dhe i Realit të Madridit meriton të fitojë trofeun prestigjioz për vitin 2012, pasi ai ka qenë më i miri në Europian.

“Për gjithçka ka bërë, ai qëndron në majë që prej vitit 2008, duke dhuruar siguri, personalitet dhe eksperiencë. Kasijas e meriton Topin e Artë pas gjithë kësaj”, shkruan revista “France Football”. Fitorja në kampionatin europian, mund të ndryshojë trendin e viteve të fundit sa i përket “Topit të Artë”. Edhe në vitin 2010, kur të gjithë prisnin që fitues të ishte Iniesta, në fund u shpall Lionel Mesi. Këtë vit, gjërat duket se do të jenë ndryshe, pasi Mesi ka fituar vetëm Kupën e Mbretit. “Kasijas akumuloi 509 minuta si i pamposhtur, duke arritur 100 fitore në 137 ndeshje, 75 prej të cilave pa pësuar gol”, shkruan më tej revista franceze. Në listë janë edhe Ksavi, Iniesta, Ramos e Zhordi Alba.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›