E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pirlo do ta mirëpriste Balotellin te Juve

Mesfushori italian, Andrea Pirlo, ka thënë se do ta mirëpriste transferimin e Mario Balotellit te Juventusi.

Bianconerët si shënjestër kryesore e kanë Robin van Persien, mirëpo thuhet se SuperMario është një nga alternativat për fazën ofensive.

“Padyshim (që do ta mirëprisja). Jemi dy breshianë dhe madje flasim me atë dialekt kur jemi në ekipin kombëtar... Nuk do të kishte asnjë problem me Marion”, ka thënë Pirlo për Sky Sport Italia.

Duke folur për mundësinë e fitim të "FIFA Topi i Artë" falë performancave me Juventusin dhe me Italinë, mjeshtri i mesfushës ka thënë se mendon që “lojtarët argëtues, si Cristiano Ronaldo dhe Messi duhet ta fitojnë atë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›