E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri e Xhaka vënë klubet përpara Përfaqësueses

Zurich- Mesfushorët kosovarë, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, përparësi i japin stabilizimit në klubet e tyre të reja, Bayern Muenchen e Borussia Moenchengladbach se sa përfaqësimit të Zvicrës në Olimpiadën "Londra 2012". 

Shaqiri 20-vjeçar të hënën për mediat gjermane ka thënë se për të do të ishte më mirë të qëndrojë në Bayern. Qëndrim të njëjtë, ka edhe mesfushori i ri i Moenchengladbach, Xhaka 19-vjeçar. "Unë mendojë se çdo lojtar do të donte të luaj në Olimpiadë. Por, unë kam dëshirë të qëndrojë në Bayern dhe të integrohem sa më shpejt, pasi unë jam lojtar i ri
.
Do të integrohesha vetëm nëse do të isha gjatë tërë kohës në Bayern. Federata zvicerane dhe ekipi im janë në bisedime për këtë çështje", ka thënë Shaqiri për mediat gjermane. 

Ndërkohë Xhaka që të hënën ka nisur aventurën e tij te klubi gjerman ka shprehur qëndrimin e tij se dëshiron të mbetet në Moenchengladbach për të zënë një vend në përbërjen e parë të Moenchengladbach. Vendimi për ish-futbollistët e Baselit zviceran, nëse do të ftohen për Olimpiadë apo jo, do të merret të martën.
(ar.ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›