Pirlo: Vetëm Spanja,më e mirë se Italia
ROME-Humbja 4-0 ndaj Spanjës nuk e ka demoralizuar mesfushorin e Italisë Andrea Pirlo, i vetëdijshëm se kombëtarja e drejtuar nga Prandeli ka bërë diçka të jashtëzakonshme në këtë Europian. Pirlo thotë se është i kënaqur me paraqitjen e të kaltërve, por ai pranon se ndaj Spanjës ishte shumë e vështirë të fitoje.
“Ndoshta Spanja është e vetmja skuadër që nuk mund të konkurrohet sa i përket qarkullimit të topit, - deklaroi Pirlo. – Për ne ishte një turne i jashtëzakonshëm, pasi vetëm Spanja qëlloi të ishte më e mirë. Kur humbet, humbet si skuadër, kështu që s’mund të fajësojmë askënd”, shtoi ai.
Një tjetër aspekt i finales, ishin dëmtimet e shumta, si ato të Kielinit e Tiago Motës. “Ishim shumë të pafat në finale, me shumë probleme fizike dhe shanse të humbura, ndërsa luajtëm për 30 minuta me 10 vetë. Këto dëmtime janë të zakonshme kur luan ndeshje në një kohë kaq të shkurtër e sidomos pas një sezoni të gjatë e të lodhshëm”, u shpreh më tej Andrea Pirlo.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)