Lucio tek Juventusi për dy vitet e ardhshme
Torino- Për dy vitet e ardhshme Juventus dhe Lucio do të jenë bashkë. Mbrojtësi brazilian do të fitoj rreth 2 milion e gjysmë, plus bonuset në fund të sezonit.
Më ne fund Juventusi fitoi vullnetin e lojtarit i cili, pasi ndërpreu kontratën me Interin menjëherë u kërkua nga Juve. Një blerje që do të ngri më tej nivelin teknik dhe fizik të ekipit kampionë të Italisë.
Mbi këtë lëvizje ka dhënë mendimin e tij edhe Dunga ish trajner me Brzilin, i cili ka thënë “ nëse do të më duhej të ndërtoja një ekip Lucio do të ishte lojtari i parë që do të merrja, pavarësisht moshës së tij, është një lojtar që kurrë nuk dorëzohet”.
Gjithashtu edhe tifozët bardhezi e kanë pritur me entuziazëm ardhjen e ish-lojtarit të Interit.
(ar.ku/BalkanWeb)