Francë, Fronti Nacional, fitore surprizë
Fronti Nacional Francez është rishfaqur në skenën politike franceze, pasi ka “shijuar” papritmas, një fitore në zgjedhjet rajonale të së dielës në Francë.
Thuajse i dërmuar tërësisht pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2007, Fronti Nacional mori në zgjedhjet lokale 12% të votave, ndërkohë që grupi i të djathtëve të Sarkozisë shënoi rënie të jashtëzakonshme, duke marrë 29% të votave. Në vendin e parë u renditën socialistët, të cilët tani pritet që t’i bashkojnë forcat me Partinë Ekologjike, e cila u rendit e treta me disa pikë më shumë se Fronti Nacional. Fitorja e tij përbën edhe surprizën më të madhe të këtyre zgjedhjeve. Kjo fitore vjen në përfundim të një viti të gjatë recesioni dhe krize ekonomike të Francës dhe një fushate zgjedhore në të cilën Sarkozi i ra “daulleve” të identitetit kombëtar dhe frenimit të emigracionit. Le Pen, 81 vjeç, themeluesi i Frontit Nacional, u shpreh shumë i kënaqur nga rezultati.
#