Francë, Hollande: I domosdoshëm kufizimi i emigracionit ekonomik
PARIS - Kandidati socialist në zgjedhjet presidenciale, François Hollande konsideroi sot të domosdoshme një kufizim për emigracionin ekonomik në periudhë krize, duke shtuar se në qoftë se ai do të zgjidhet më 6 maj, ai do të kthehet në parlament për të llogaritur çdo vit nevojat e përgjithshme të ekonomisë franceze.
"Unë konsideroj se nuk do të ketë kurrë emigracion zero, se do të ketë gjithmonë emigracion të ligjshëm. A mund të zvogëlojmë numrin? Është një debat", deklaroi François Hollande për radion private, "RTL".
"Për studentët e huaj nuk jam pozitiv. Unë konsideroj se prania në fakultetet tona të studentëve të huaj është një mundësi, jo vetëm për studentët e huaj, por për ne", tha ai.
"Pastaj është emigracioni ekonomik, dhe këtu, në një krizë siç e dimë, kufizimi i emigracionit ekonomik është i domosdoshëm, thelbësor", theksoi ai.
(d.b/BalkanWeb)