E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e gjyqtarit, Topi shpreh ngushëllimet

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, shprehu sot ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, Vesel Bako.

Në një mesazh ngushëllimi, kreu i shtetit vlerëson se “largimi i parakohshëm nga jeta i gjyqtarit Vesel Bako është një humbje për familjen dhe Gjykatën e Kurbinit, por dhe për trupën gjyqësore në tërësi, e cila sot më shumë se kurrë ka nevojë për gjyqtarë të ndershëm dhe profesionistë të së drejtës, si Veseli, të përkushtuar ndaj dhënies së drejtësisë, që u qëndrojnë me dinjitet, integritet moral dhe profesional sfidave të mëdha që ka drejtësia", thuhet në mesazhin e tij.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›