E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muaji i Evropës 2012, BE çel sot aktivitetet në Tiranë

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi hap mesditën e së hënës në Qendrën e Informimit të BE-së në Tiranë, Muajin e Evropës 2012.

Muaji i Evropës, që organizohet në bashkëpunim me ambasadat e vendeve anëtare të BE-së në Shqipëri, autoritetet shqiptare dhe shoqërinë civile, është një iniciativë që përfshin veprimtari kulturore, sociale dhe politike, të cilat përqendrohen kryesisht në historinë dhe vlerat kulturore të vendeve të BE-së, marrëdhënien e BE-së me Shqipërinë, si dhe zhvillimet e fundit në Evropë dhe Shqipëri.

Përveç Ambasadorit Sequi, në konferencën e njoftuar për shtyp do të marrin pjesë dhe diplomatë të vendeve anëtare të BE-së në Tiranë, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu dhe kryetari i komisionit parlamentar të Integrimit, Ditmir Bushati.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›