E Diel, 1 Nëntor 2026

France Presidenti kunder popullit

Presidenti Sarkozi ka vepruar pa asnje tolerance ndaj protestave te javeve te fundit qe kundershtuan reformen e tij ne sistemin e pensioneve. Por pensionet jane vetem maja e ajsbergut te pakenaqesive te francezeve. Ne fakt keta te fundit jane te pakenaqur me Presidentin e tyre qe prej shume kohehellip

Edhe ne nje vend shumeshekullor si Franca dita e te gjithe shenjtoreve eshte nje dite e rendesishme. Data 1 nentor shenon gjithashtu edhe fillimin e pushimeve te vjeshtes qe zgjat 10 dite. Shume franceze do te udhetojne ne brigjet e Mesdheut apo te Atlantikut per te pushuar dhe per te marre veten per dimrin qe eshte ne prag. Ata qytetare qe jane edhe besimtare do ta festojne kete date ne kishe dhe me pas do te shkojne edhe ne varreza per tu bere homazh te vdekurve. Duket se Presidentit francez Sarkozi i vjen per mbare qe pushimet jane ne prag sepse ato do ti sjellin me ne fund pak paqe. Kreu i shtetit francez shpreson qe pas demonstratave dhe grevave masive te ketyre javeve te fundit gjithcka te marre fund dhe situata te zgjidhet me disa pushime te kendshme vjeshtore. Te enjten demonstruesit penguan kalimin drejt aeroportit te Marsejes shkollat dhe universitetet gjithashtu u goditen nga protestat. Te premten ne mengjes policia franceze theu bllokaden e rafinerive ne afersi te Parisit. Gjate gjithe kesaj periudhe trazirash e presioni Presidenti Sarkozi ka qendruar i palekundur ne strategjine e tij per te mos u ndalur para reformes. Te premten pasdite Senati miratoi ligjin e shumediskutuar dhe debatuar qe nxori njerezit ne proteste sipas te cilit mosha e daljes ne pension do te shkoje nga 60 qe eshte aktualisht ne 62 vjec. Duke qene se koalicioni qeverises ka shumicen ne Asamblene Kombetare ligji ishte i sigurt qe do te miratohej. Projekti do te duhet pas kesaj qe te aprovohet nga te dyja dhomat e Parlamentit javen e ardhshme. Pallati Elize mendon se me miratimin e kesaj reforme edhe popullsia pak nga pak do te pranoje ndryshimin. Pas kesaj Sarkozi do te perballet me kombin te prezantoje edhe njehere qendrimin e tij te palekundshem ne politike bazuar ne parimet e palekundura dhe do te tentoje qe ta shese reformen e pensioneve si nje arritje historike dhe kurajoze. Pas kesaj do ti duhet qe te beje riformatimin e shumepremtuar te kabinetit qeveritar. Me nje Kryeminister te ri dhe nje grup te ri ministrash vete Sarkozi mendon se nuk do ta ndale asgje nga rimarrja e Presidences se vendit ne zgjedhjet e vitit 2012.

Por eshte nje rezultat qe vetem ai dhe jo shume te tjere e shohin ne kete menyre. Qeveria franceze parashikoi fundin e protestave qe veren e kaluar e megjithate kolonat e gjata te protestuesve nuk u zhduken aspak nga rruget e Parisit dhe te vendit. Protestat u shperndane si nje zjarr vere dhe pavaresisht miratimit te ligjit pritet qe te vazhdojne edhe javen e ardhshme dhe sipas vete sindikalisteve ato nuk do te marrin pushime vjeshte. Pjesemarrja e studenteve dhe nxenesve te shkollave ne fushaten kunder projektit te Sarkozise e ka forcuar shume levizjen qe kundershton reformat. Tani ajo nuk perfshin vetem te majtet qe kundershtojne reformat e te djathteve por edhe rinine e Frances qe eshte e motivuar ne keto protesta nga frika per te ardhmen dhe padrejtesia.

Megjithate Sarkozi eshte duke aplikuar nje taktike te qete dhe te qendrueshme si kunderpergjigje dhe ne disa raste dhe te nderhyrjes se policise si ne rastin e nderhyrjes ne rafinerite e bllokuara. Ministri i tij i Brendshem Brice Hortefeux garantoi boten se Franca nuk u perket huliganeve. Ministrat e qeverise kane folur te gjithe ne media per nevojen e reformave. Por suksesi i tyre ka qene i kufizuar per te thene me te pakten. Komentatore te ndryshem te shtypit flasin per nje sindrome te mosbesimit per nje depresion francez dhe madje ne nje reviste te perjavshme eshte folur edhe per nje kryengritje antisarkozi. A mos valle francezet ne vend te reformes preferojne revolucionin shkruan e perditshmja konservatore franceze Le Figaro. Ajo shkruan e cuditur se perse njerezit po sillen kaq cuditshem dhe perse ata nuk jane aspak me kembe ne toke dhe te ndergjegjshem per veshtiresite financiare te vendit. Por tashme konflikti nuk ka te beje vetem me reformen e pensioneve. Kundershtia ndaj kesaj reforme ishte shkendija e nje perplasjeje te madhe mes qeverise franceze dhe njerezve ne rruge mes Sarkozise dhe francezeve. Eumlshte shperthimi i nje pakenaqesie mbarepopullore me punen e bere nga Presidenti francez i cili ka larguar edhe mbeshtetesit e tij me konservative permes menyrave agresive te perdorura dhe deklaratave te gabuara ne vendin e gabuar. Qendrimi i tij i palekundur per reduktimin e taksave per te pasurit vala e madhe e skandaleve te ministrave te kabinetit te tij dhe akuzat per financime te jashteligjshme te partise dhe fushates elektorale e kane diskredituar nje njeri qe e paraqet veten si kryetar i shtetit si pasardhes i trashegimise se Frances si personi qe duhet te bashkoje vendin e madje ta shpetoje ate ne rast nevoje.

Ndryshe nga sa e paraqiti veten ne fillim duket se tani per Sarkozine ka ardhur koha e llogaridhenies. Renia e jashtezakonshme e popullaritetit te tij ne sondazhe eshte vertet dramatike. Titujt e gazetave dhe revistave jane shume te renda per te. Tashme ka rene ne kulm edhe entuziazmi per gruan e tij te trete Karla Bruni. Ne nje liber te fundit ajo konsiderohet si handikapi me serioz i Sarkozise dhe madje eshte krahasuar edhe me Mari Antoneten.

Po perse strategjite e Sarkozise nuk po funksionojne Valle eshte faji i arrogances se pushtetit Apo izolimi i tij ne pallatin Elize Largimi nga baza

Triumfi i ligjit ne Parlamentin francez mund te shnderrohet ne nje Fitore te Pirros te pakten per sa u perket zgjedhjeve te vitit 2012 kur sovrani popull do te votoje serish.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›