Madheshtia e heshtur e perulesise
Kur para vetem disa ditesh ne Tirane u perkujtua solemnisht lumturimi i Nene Terezes sekush rendi te merrte pjese. Ishte e natyrshme po inaugurohej nje rruge e paqes qe ishte frymezuar prej idealit te saj. Pastaj per disa te tjere ishte nje rast me shume qe te dilnin ne televizor. Per ndokend tjeter ishte nje rast shume i vlefshem qe me ne fund ti bente te pakten te rrinin prane njeri-tjetrit dy te medhenj fytyrevrere te politikes sone.
Sikurse e thame pak me lart deri ketu jemi ne rregull. Njerezit e ftuar sfiduan shiun ne kujtim te shqiptares me te madhe qe ka nxjerre ndonjehere ky vend. Vecse ndryshe nga njerezit e mberthyer nen kollare dhe xhaketa vjeshtore motrat e misionit Nene Tereza nuk u duken gjekundi nder ekrane po vende te dukshme e kemi fjalen. Ndersa mbaheshin fjalime relativisht te gjata do te thoshim nese do perdornim ndonje fjale te matur ato me qendrimin tradicional kokulur dhe me buzeqeshjen e pandashme qe u ndrit fytyren vazhdonin te shperndanin foto te Nene Terezes pa ua vene veshin aspak parullave shume here formale qe vinin nga vendi ku po flisnin VIP-at. Te perulura ato vazhdonin te kryenin misionin e tyre te thjeshte te shperndanin ngado thirrjen e paqes te dhembshurise dhe te dashurise njerezore qe sot te ne duhet ta mbledhim me pikatore.
Duke qene nje popull ushtaresh apo cobanesh deri ne dekadat e fundit te shekullit te shkuar ndash me etjen per pushken dhe dashurine e shtirur per vatanin luajti shume mire diktatura deri 20 vjet me pare ndash ne e kemi per turp perulesine. Na duket sikur njeriu qe merret thjesht me punen e tij dhe qe nuk ben protagonistin o eshte i marre themi ne te mencurit ose eshte i paafte te beje gje tjeter. Keshtu ne merremi me shume me lideret. Ku e hengren darken dhe ke ftuan mos valle i merziti ndokush Eumlshte thuajse njesoj si rajate e qemotit qe merreshin me dashurickat e trazuara te beut me cingijet lozonjare duke lene pas femije me lekure te zeshket por me sy te kalter. Dhe keshtu pak nga pak kemi nisur te harrojme se shoqerite njerezore ecin perpara pikerisht nga te perulurit. Me kete nuk kemi parasysh sklleverit servilet dallkauket qe te lajne e te lyejne. Me kete term perulesine kemi parasysh njerezit qe i vene vetes nje objektiv nje ideal nje kauze te drejte dhe ashtu pa folur pa u ankuar dhe pa u ndjere i lene pas shoqerise nje trashegimi te vyer njerezillekun. Keta zakonisht krijojne nje shtrese qe kudo ne te gjithe boten normale quhet shtresa e mesme dhe qe zakonisht eshte baza e shoqerise. Te dy ekstremet qofte te pasurit qofte te varfrit e kane mendjen vetem dhe vetem te paraja. Te paret sepse asnjehere nuk ngopen duke i numeruar ne darke te dytet sepse asnjehere nuk kane pasur mundesi te bejne ate qe i pasuri ben ne vetmine e erret te darkes. Pikerisht prandaj meqe kjo shtrese e te perulurve eshte ende e perbuzur ende e dobet dhe gati-gati e padukshme arrijme ta kuptojme fare mire se sa te njerezishem jemi ne keto kohe vetullash te ngrysura te sharash pa fund protagonizmi te shtirur dhe vonesash te tmerrshme. Po mbi kete pike mund te kete mendime te ndryshme andaj secili le ta gjykoje vete.
Deri vone ne Tirane ka ekzistuar nje rruge qe nuk ishte shume e njohur ndonese shume e shkelur. Autori i ketyre radheve vjen zakonisht nga fshati dhe ndaj nuk e di fort mire se kujt dhe kur i kishte vajtur mendja qe ate ta quante me nje emer te pazakonte. Ndersa thuajse te gjitha rruget e Tiranes mbanin emra deshmoresh shume prej te cileve te panjohur apo te bere deshmore vetem se duhej arritur norma e famshme nje deshmor per kilometer katror kjo rruge nuk dihet se si vazhdoi per shume dekada te mbaje emrin me te perulur te botes. Ajo quhej thjesht Punetoret e Rilindjes. Eumlshte pikerisht rruga perballe Parlamentit ku ndodhet selia qendrore e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Kjo rruge nuk mbante mbi shpine historine e ndonje rilindesi qe e kishin hedhur ne gropen e gelqeres as te ndonje komiti me fame dhe as te ndonje partizani i cili duke dhene shpirt paskesh belbezuar Shoke vazhdoni Luften. Te rroje Partia Jo kjo rruge e gjelber gjate te gjithe vitit mbante mbi shpine emrin e tyre te te perulurve te cileve tashme u eshte harruar emri por jo vepra. Ata ishin shume. Nuk paten fatin te beheshin heronj. As qe e kerkuan kete gje. Bene thjesht dhe me perulesi detyren e tyre ndaj fshatit qytetit familjes shokeve ndaj vendit ne fund te fundit.
Nuk kaloi shume dhe ne Shqiperi mberriti George W. Bush. Edhe ai vete u habit me pritjen entuziaste qe i bene servilet e shtirur ane e kend vendit. Ne Europe e prisnin me domate dhe e mbronin me vargje policesh e rojesh pa fund te ne emri i tij zevendesoi pikerisht emrin e te perulurve. Pikerisht rruga qe me pare quhej Punetoret e Rilindjes u cilesua me emrin e ri lavdiplote Rruga George W. Bush. Si duket kush e ka marre kete vendim ka menduar me vete Kjo rruge eshte disi pa emer. E kush do te ankohet per te Ketij qe e mori kete vendim nuk ia mbajti qe te ndryshonte emrin e ndonje rruge tjeter Rruges se Barrikadave bie fjala sepse ne cast do te ngriheshin veteranet dhe pasardhesit e tyre. Keta nuk jane aspak te perulur keta shkruajne kujtime i bien gjoksit here me te drejte dhe here pa te drejte dhe kane ende ne hunde aromen e barutit qe u mori jeten shokeve te tyre. Keta zakonisht respektohen apo perkthehen ne vota pro apo kunder. Keshtu qe u vendos Ku nuk dhemb me shume bisturia Te te perulurit.
Te perulurit edhe martohen. Si gjithe dynjaja edhe keta kane familje rrisin femije shkojne ne pune shikojne televizor. Vecse nuk bertasin Hajdeni more me shikoni se u martova edhe une Jo ata martohen per qejfin e tyre packa se ndonjehere nuk u shkon jeta mbroth. Se me ke martohen si e qysh e tek e kur ata flasin vertet por flasin me shoket dhe njerezit e tyre te afert. Ata nuk u shurdhojne veshet njerezve me brohoritje postmoderne me histori te tipit Dashuri ne kohe te koleres. Jo ata e mendojne thjesht dhe sigurisht me perulesi kete ane. Nuk ngazellehen ngaqe e ndjejne se pas festes do te vije nje pergjegjesi e madhe qe do ti beje te ndjehen edhe me te perulur sesa jane. Nuk e ngrene zerin. Jeta eshte e gjate ata e ruajne ate per me vone. Nuk jane edhe aq optimiste nga natyra. Kane pare e degjuar shume dhe besojne se vetem maturia eshte arma e nje njeriu per te ecur perpara. Pergjithesisht ata nuk i shohin ngjarjet e medha te jetes se tyre si shou per te tjeret perkundrazi. Kur njerezit largohen nga tavolina e dasmes dhe kur mbetet cifti i te perulurve dhe vetem ndonje shishe e rrezuar vere qe vazhdon te pikoje ata e vrasin mendjen Po tani
Keta jane njerezit qe ne kete fillim mijevjecari kemi nisur ti largojme nga rrezja e shikimi tone. Jemi marre me shume me ke bertet me teper. Por megjithate ndonese nuk dalin nder gazeta apo ekrane televizive ata vazhdojne te jene po aty duke pare e degjuar dhe duke thene gjithnje ate pyetjen derrmuese Ja ju pame e cfare pastaj Kete pyetje nuk mund ta beje kushdo. Kjo eshte fuqia e te perulurve dhe njeherazi edhe magjia e tyre.