E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michele Kampanella/Pianisti italian, sot koncert në TKOB në Tiranë


Sot në Mbrëmje pianisti italian Michele Kampanella ka zgjedhur të gostisë publikun e Tiranës në Teatrin e Operas një program me titullin "1874".
Nën këtë simbolikë fshihen pjesët të kompozitorëve Franc List, Brams dhe Musorgskij të cilët i bashkon vetëm viti i kompozimit për të theksuar diversitetin poetik të fundshekullit të 19-të.

Maestro Kampanella i formuar në shkollën e njohur napolitane të Vitales pasi u shpreh se në disa debutime në Tiranë ka lënë jo vetëm tingujt klasikë, por ngrohtësinë njerëzore, interpretoi sërish para gazetarëve dhe artistëve të operas.

Ky koncert është pjesë e kolanës së aktiviteteve shumformëshe të organizuara nga Instituti italian i kulturës dhe Ambasada italiane në pranverën artistike të pagëzuar "Dy popuj, një det, një miqësi". Pas koncertit për piano stina do të vijojë në 8 prill me një tjetër artist Maestro Uto Ugin së bashku me orkestrën filarmonike të Romës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›