France/ Sarkozi humb senatin
Rreth 50 vite pasi krahu i djathtë ka udhëhequr Dhomën e Lartë të Senatit francez, do të jetë Partia Socialiste dhe aleatët e saj komunistë të cilët kanë ndryshuar rrjedhën e historisë së viteve të fundit.
Qeveria konservatore e Presidentit francez Nikolas Sarkozi ka humbur kështu shumicën e saj në Senat pasi nga opozita janë fituar vendet e mjaftueshme për të udhëhequr organin politik.
Fitorja e tyre vjen vetëm shtatë muaj para zgjedhjeve presidenciale të vendit të cilat janë parashikuar të mbahen në muajin prill.
Partitë e krahut të djathtë kanë kontrolluar Senatin që në vitin 1958.
Rezultatet nga zgjedhjet indirekte treguan se kandidatët e krahut të majtë morën të paktën 23 vende nga Partia qeverisëse Konservatore, duke u dhënë atyre kështu një shumicë absolute.
"25 shtatori 2011, do të hyjë në histori," tha Jean-Pierre Bel, kreu i grupit socialist në Senat.