E Diel, 1 Nëntor 2026

Perplasjet etnike shperthen dhuna ne nje fshat ne jug te Bullgarise

Më shumë se 120 persona janë arrestuar pas shpërthimit të dhunës në një fshat në jug të Bullgarisë.

Përplasjet etnike, më të rënda ndër vite, shpërthyen pas ndjekjes dhe vrasjes së një adoleshenti në Katunitsa.

Trupa policore zbarkuan në terren gjatë fundjavës për të rivendosur rendin pasi dhjetëra banesa dhe automjete të komunitetit Rom u sulmuan.

Më herët, në juglindje të qytetit të dytë për nga madhësia Plovdiv, një 19-vjeçar u shtyp me furgon nga anëtarët e Klanit të të vetëshpallurit "Car i Romëve", Kiril Raskov.

Ngjarja indinjoi komunitetin ndërsa mediat lokale bënë të ditur se prej disa dekadash, tensionet etnike janë pjesë e së përditshmes në zonë.

Më tepër se 500 persona u mblodhën përreth pronave të Rakovit dhe bënë thirrje që ai dhe familja e tij të dëbohen nga fshati.

Tubimi u pasua nga veprime vandale e të dhunshme, ndërsa banorët e zonës akuzuan shtetin për indiferencë.

'Tsar Kiro', 69 vjeç, gjatë regjimit komunist është dënuar disa herë për transaksione të paligjshme ari, ndërsa në 1998 themeloi një parti politike për t’i mundësuar komunitetit rom hyrjen në politikë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›