Gjermania do të publikojë “Mein Kampf”
Bavaria, një prej 16 landeve që përbëjnë Gjermaninë, është duke u përgatitur që të publikojë librin ku Adolf Hitler shkruan kujtimet dhe parashtron platformën e tij, “Mein Kampf” në vitin 2015, kur të skadojë një ndalim 70-vjeçar për këto botime.
Ndonëse libri nuk është i ndaluar shprehimisht me ligj në Gjermani, Bavaria ka përdorur një urdhëresë censuruese që prej vitit 1945, për të ndaluar riprodhimin e tij. Megjithatë, kjo urdhëresë do të skadojë pas tre vitesh dhe kriteret për zgjatjen e kufizimit nuk ekzistojnë.
Qeveria autonome e landit, informoi gjithashtu se do t`i bashkangjisë “Mein Kampf” një koment kritik, adresues lexuesve dhe mbi të gjitha studentëve që do ta përdorin në të ardhmen.
Hitleri shkruajti librin në fjalë, që i përkthyer në shqip do të thotë “Lufta Ime”, në vitin 1924, ndërsa ishte duke vuajtur në burg një dënim 5-vjeçar për organizimin e një grushti shteti të passuksesshëm.