E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektimi i armës bërthamore nga Irani, Izraeli skeptik

Kreu i forcave të armatosura të Izraelit, Benjamin Gantz, ka thënë se nuk beson se Irani do të vendosë për krijimin e armës bërthamore.

Duke folur për mediat vendore, Gantz tha se fushata e presionit diplomatik, ashtu si edhe sanksionet ndërkombëtare, kanë nisur të bëjnë punë në drejtim të parandalimit të Iranit nga krijimi i një arme të tillë.

Republika Islamike tashmë ka kapacitet të pasurojë uranium në 20 për qind.

Në muajt e fundit, ka pasur shqetësime se Izraeli mund të nisë sulme ushtarake kundër objekteve bërthamore të Iranit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›