E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, Sarkozy shpalos manifestin e tij ekonomik

PARIS - Nicolas Sarkozy shpalosi sot manifestin e tij ekonomik me të cilin synon të marrë një mandat të dytë në krye të Francës, në më pak se tre javë.
Presidenti Sarkozy premtoi se në strategjinë e tij përfshihet prezantimi i një ligji të ri, i cili do e angazhonte Francën për një buxhet të balancuar.

“Dëshiroj të theksoj se në vitin 2016, Franca duhet të ketë një buxhet të balancuar, sepse një buxhet i tillë është rregulli i artë për qytetarët tanë. Do të kërkoj që ta votojmë që në verën e këtij viti. Ky rregull i artë duhet të miratohet nga të gjithë partnerët tanë europianë, pavarësisht se cilit krah i përkasin, të majtëve apo të djathtëve.”- u shpreh ai.

Sarkozy gjithashtu premtoi ngrirje të të gjithë kontributëve të Francës në buxhetin e Bashkimit Europian, duke kursyer në këtë mënyrë 600 milionë euro.
Synimet e presidentit Sarkozy janë që gjatë këtij viti rritja ekonomike të jetë 0.7 përqind, 1.75 përqind gjatë vitit 2013 dhe 2 përqind gjatë vitit 2014.

Që pas ekzekutimit të vrasësit të Tuluzës, sondazhet tregojnë se mbështetja për presidentin Sarkozy është rritur, megjithatë socialistët e Fransua Hollande ka të ngjarë të fitojnë gjatë raundit të dytë të votimeve më 6 maj.

Hollande kërkon më shumë taksa për të pasurit, ndërsa një ditë më parë premtoi se shkurtonte me 30 përqind pagën e presidentit dhe të anëtarëve të kabinetit qeverisës.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›