E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumani, jep dorëheqjen ministri i Mjedisit i dyshuar për korrupsion

BUKURESHT- Ministri rumun i Mjedisit, Laszlo Borbeli, dha dorëheqjen sot, një ditë pas kërkesës për heqjen e imunitetit të tij nga prokurori antikorrupsion, njoftoi kryeministri, Mihai Razvan Ungureanu.

"Kam marrë vendimin për dorëheqjen e ministrit Borbeli", deklaroi kryeministri, Ungureanu për radion kombëtare, duke theksuar se ky i fundit mund të provojë më pas pafajësinë e tij.

Kryeministri theksoi se ai do të marrte menjëherë funksionet e ministrit Borbeli. Ministri, i cili dha dorëheqjen, dyshohet për trafikimin e ndikimit dhe për falsifikimin në deklaratat e tij të pasurisë.

Sipas prokurorit, ai do ta kishte përdorur ndikimin e tij në vitin 2011 për të ndihmuar një kompani për të përfituar një kontratë me "Administratën Kombëtare të Ujërave".

Në këmbim, ministri do të kishte përfituar falas punime instalimi me një vlerë prej 20 000 euro në njërin nga apartamentet e tij. Për të filluar ndjekje penale kundër tij, prokurori duhet t'i heqë imunitetin, që ai ende gëzon, si një ish-ministër.
(ma.ar/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›