E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalendari i konsultimeve per planin Urbanistik te Tiranes

Pas Njësisë Bashkiake numër 8, konsultimet për Planin Urbanistik të Tiranës do të vazhdojnë dhe me 10 njësite e tjera vendore. Ekspertët që janë marrë me hartimin e këtij plani por dhe drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, do të mirëpresin sugjerime dhe do t’ i japin përgjigje çdo pyetjeje që do u drejtohet nga banorët e këtyre njësive, në bashkëbisedime të hapura që do vazhdojnë ditën e hënë, me Njësinë Bashkiake numër 10 e me njësitë e tjera në vazhdim, sipas një kalendari të përcaktuar, që gjendet i publikuar në ëeb-in e Bashkisë së Tiranës, në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarëve dhe pranë secilës prej njësive bashkiake.
Ky plan projekton Tiranën metropolitane, me 7 pole zhvillimi disa parqe rajone dhe me sistem 5 - unazor. Plani i Përgjithshëm Vendor parashikon përveç sistemit të autobuzëve, ndërtimin e sistemit të tramvajit i cili do jetë komplementar, me sistemin e autobusëve, si nga pikëpamja kohore ashtu edhe nga pikëpamja e linjave të ofruara. Sugjerohet që të projektohen dhe 5 linja urbane autobusësh, komplementare me linjën e tramit. Studimi urbanistik sjell një vlerësim të barabartë të pronës private, si në rastet kur ndërtohet pallat, ashtu edhe kur është e destinuar për lulishte apo për rrugë.

Kështu kalendari i takimeve për planin urbanistik do të jetë në çdo njësi bashkiake në orën 18:00 me përjashtim të njësisë 11 takimi në të cilën do zhvillohet më 14 tetor në orën 11:00 :

Kalendari për Njësitë Bashkiake:
Njësia 10 në Shkolla e Mesme “Avni Rustemi” më 24 shtator
Njësia 5 Shkolla 9-Vjecare “Vasil Shanto” më 26 shtator
Njësia 9, Shkolla e Mesme “Qazim Turdiu ” më 2 tetor
Njësia 4, Palestra e shkollës “ Gjon Buzuku ” më 4 tetor
Njësia 1, Palestra e Shkollës “1-Maji” më 8 tetor
Njësia 7, Universiteti i Sportit më 10 tetor
Njësia 6 Palestra e Shkollës “Myslym Keta” më 12 tetor
Njësia 11, Palestra shkollës “Aleks Buda” më 14 tetor në orën 11:00
Njësia 3, Palestra e shkollës “Hasan Prishtina” më 17 tetor
Njësia 2, Kinoklubi Qyteti Studenti më 19 tetor

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›