E Shtunë, 31 Tetor 2026

France-Shqiperi mposht Gjermani-France

Miqësorja e luajtur të mërkurën në Bremen, ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, ishte një prej pak sfidave të luksit të zhvilluara në mesjavë.
Pavarësisht se ky ishte një duel i madh dhe i pritur në të gjithë kontinentin, ndërmjet dy prej skuadrave që pretendojnë të fitojnë Europianin 2012, fakti interesant është se ndeshja Gjermani-Francë, kishte më pak shikues se ndeshja e 7 tetorit 2011, ku “gjelat” e Loren Blank mposhtën 3-0 Shqipërinë, në Grupin D kualifikues.
Raportit i publikuar për shikueshmërinë e televizioneve në Francë ka zbuluar të dhëna vërtet interesante. Në këtë mënyrë, ndeshja ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, ku transalpinët fituan 2-1, duke mbetur të pamposhtur përballë “Pancerave” në 18 vitet e fundit, ka tërhequr më pak shikues së sfida e luajtur në Paris me përfaqësuesen kuqezi, të drejtuar në atë periudhë nga Josip Kuzhe.
Për miqësoren me Gjermaninë, televizioni francez “TF1” regjistroi një shikueshmëri prej 6 milionë e 489 mijë teleshikuesish. Ndërkohë, takimi i luajtur ndërmjet Francës dhe Kombëtares shqiptare ishte ndjekur nga mbi 7 milionë francezë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›