Hetim per Bahrein Indonezi 10-0
FIFA ka bërë të ditur se do të nisë hetimet për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2014 ndërmjet Bahreinit dhe Indonezisë, në Grupin 5 të Azisë. Takimi përfundoi me rezultatin 10-0 për vendasit dhe dyshimet janë ngritur për një sërë episodesh.
Shifrat e thella janë vetëm një pjesë e dyshimeve për trukim, që kanë nxitur FIFA-n të hapë të ashtuquajturin hetim “rutinë”. Në fakt, ende nuk ekzistojnë fakte konkrete për manipulimin e rezultatit, por episodet gjatë ndeshjes kanë nxitur hipotezat se dy skuadrat mund të kenë qenë dakord.
Indonezia mbeti në inferioritet numeric vetëm pas tre minutave lojë, pas kartonit të kuq të portierit Siamsidar, ndërsa përveç 10 golave, ku në shumë raste Bahreini arrinte me shumë lehtësi përpara portës, vendasit kishin edhe luksin të humbisnin dy penallti në këtë përballje.
Kjo ishte fitorja më e thellë në histori për Bahreinin, me rekordin e më parshëm që ishte 5-0. Qeveria e futbollit botëror bëri të ditur se nuk ka prova për trukim mrezultati, por hetimi lidhet me goditjen e madhe që ka marrë kredibiliteti i futbollit pas skandaleve më të fundit.
Kombëtares së Bahreinit, e cila drejtohet nga ish-lojtari I përfaqësueses angleze dhe ish-trajner i “Tre Luanëve”, Peter Tejlor, I nevojitej fitorja 9-0 për t’u kualifikuar përpara Katarit. Skuadra e arriti objektivin e saj, megjithatë fitorja e thellë rezultoi e pavlefshme, duke qenë se Katari barazoi 2-2 në fushën e Iranit dhe siguroi një vend në raundin e katër eliminator të kontinentit aziatik.