E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia dhe Polonia, marrëveshje për tekstin e memorialit

Rusia dhe Polonia thanë se kane rene ne nje marreveshje mbi tekstin që do të shkruhet në memorialin, në vendin ku humbi jetën presidenti Leh Kazinski.

Rusia kishte zemëruar Poloninë duke e hequr mbishkrimin në gjuhën polake në vendin e rrëzimit të aeroplanit në Smolensk, i cili e cilësonte "genocid" vrasjen e oficerëve polakë nga policia sekrete sovjetike në pyllin e afërt të Katinit në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

Versioni aktual në rusisht dhe polonisht i referohet vetëm aksidentit ajror të 10 prillit, 2010, ku humbën jetën Kazinski dhe 95 të tjerë.

Presidenti rus, Dimitri Medvedev tha sot pas bisedimeve me homologun polak, Bronisllav Komorovski në Smolensk se janë dakorduar për "krijimin e një grupi të posaçëm ndërkombëtar" që do ta ndërtonte memorialin.

Medvedev tha se vrasjet e oficerëve polakë ishin "krim" për të cilin drejtesia sovjetike mban përgjegjësinë e plotë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›