E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet Gbagbo i Bregut të Fildishtë

Lideri i Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo është arrestuar në rezidencën e tij në Abixhan pas katër muajve të ngërçit politik në këtë ish koloni franceze në Afrikën Perëndimore.

Zëdhënësi i presidentit i ka thënë agjencisë “Reuters” se Gbagbo është kapur nga ushtarët francezë, të cilët ia kanë dorëzuar opozitës.

Megjithate, ambasada e Francës në Bregun e Fildishtë, tha se Gbagbo është arrestuar nga forcat e kundërshtarit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›