E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, dënohen 2 gra për veshje të ferexhesë në publik

Drejtësia franceze ka dënuar dy gra për veshje të ferexhesë në publik, çfarë është në kundërshtim me ndalesën që ka hyrë në fuqi në muajin prill. Gjykata në qytetin Mou, pranë Parisit, ka gjobitur gratë me 120 euro, respektivisht 80 euro të dyja gratë. Në muajin maj, gratë Hind Ahmas dhe Najate Nait Ali ishin shfaqur me ferexhe dhe me një tortë, për ditëlindjen e kryetarit konservator të këtij qyteti, i cili kishte përkrahur ndalesën.

Të dyja gratë kanë deklaruar se do të apelojnë vendimin në gjykatën europiane për të drejtat e njeriut.
Franca është vendi i parë evropian që ka ndaluar mbajtjen e ferexhesë islame apo të veshjes që mbulon tërë fytyrën në publik. Disa gra janë gjobitur nga policia, por ky rast është i pari që ka shkuar në gjykatë.
 

Por një tjetër grua e cila praktikon fenë islame dhe vesh burkën, ka deklaruar se do të kandidojë për presidente në francë vitin e ardhshëm. “Kur një grua dëshiron që të ruajë lirinë e sa, ajo duhet të tregohet e guximshem”, ka deklaruar Kenza Drider, e cila mori vendimin pasi mbante të mbuluar fytyrën e saj.

Rreth 2 mijë gra të cilat veshin burkën kanë deklayurar se nuk kanë origjinë franceze. Belgjika, Italia, Danimarka, Austria, Hollanda dhe Zvicra kanë në plan, ose e kanë miratuar tashmë një ligj për ndalimin e veshjes së burkas.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›