Kinë, arrin në 90 numri i të vdekurve nga rreshjet

90 persona rezultojnë të vdekur, nga reshjet e shumta që përfshinë të gjithë Kinën. Ndërsa 22 persona të tjerë ende konsiderohen të zhdukur. Ministria e Punëve Civile, në faqen e saj në internet, ka raportuar se vërshimet në Henan, Shanksi, Siçuan dhe në gjashtë provinca të tjera, kanë detyruar afro një milion njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.
Administrata Meteorologjike e Kinës thotë se më se 40 lumenjë i kanë kapërcyer nivelet e tyre të rrezikshme. Shirat e mëdha pritet të vazhdojnë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme në pjesën jugore të Kinës.