E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi i ri Lidhja mes diabetit dhe alzheimerit

Shkencetaret amerikane kane shpikur nje teknike te re per zbulimin e cancerit ne vezore. Ndersa studimi tjeter tregon  nje lidhje te re midis diabetit dhe Alzheimerit dy nga semundjet me shkaterruese e me te frikshme. Me shume se 100 milione amerikane jane diabetike ose para-diabetike. Demet qe diabeti i sjell trupit jane te njohura por tani mesohet se ndikon edhe ne degradimin e trurit grabitjen e kujteses dhe dyfishon rrezikun per zhvillimin e Alzheimerit.

Ky eshte studimi me i plote qe tregon lidhjen mes diabetit dhe demences simptome e Alzheimerit. Mbi 1 mije paciente me diabet rreth moshes 60 ne Japoni u vezhguan per 15 vjet dhe ne fund doli se te moshuarit me diabet kane dy here me shume gjasa sesa pjesa tjeter e popullates per te zhvilluar simptomat e demences.

Doktor Ricard Kaselli neurolog ne Kliniken Mayo thote se ky studim mund te sjelle nje permiresim a qasje te re ne trajtimin e pacienteve me Alzheimer.

Pasojat e diabetit jane te medha. Gati 26 milione te rritur dhe femije ne bote kane diabet dhe 80 milione jane para-diabetike. fare eshte lidhja midis dy semundjeve Mjeket ende nuk jane te sigurt por ata e dine se sheqeri ka nje efekt te demshem ne te dy sistemet sistemin nervor dhe sistemin vaskular ose te eneveve te gjakut.

Doktor Kaselli thote se lidhja midis diabetit dhe humbjes se kujteses eshte disi me e gjere. Diabeti ka kohe qe njihet si faktor rreziku per forcim te arterieve dhe forcimi i arterieve ndikon ne qarkullimin e gjakut ne tru dhe mund te shkaktoje atje goditje dhe te coje ne te ashtuquajturen demence vaskulare.

Por a mund te ndihmoje ulja e nivelit te sheqerit nepermjet insulines per zbutjen e simptomave te Alzheimerit

Doktor Kasell i Klinikes Mayo thote se idea se insulina mund te permiresoje funksionimin e trurit tek njerezit me Alzheimer eshte ne fakt nje qasje e re per trajtimin e demences se semundjes Alzheimer.

Teknike e re per zbulimin e kancerit ne vezore

Perparimet teknologjike mund ti ndihmojne mjeket per te zbuluar dhe trajtuar kancerin ne vezore kancer kryesor vdekjeprures per grate. Nje studim i ri nga shkencetaret ne Universitetin Purdue ne shtetin amerikan Indiana hedh drite mbi menyren sesi mjeket mund ti dallojne tumoret ne vezore.

shte drite neoni ne erresire qe mund te ndryshoje pergjithmone luften kunder kancerit. Mjeket e quajne imazh fluoreshent. Kjo teknike e shpikur nga shkencetaret ne Universitetin Purdue i shnderron qelizat kanceroze te vezore ne pika te shndriteshe duke i zbuluar ato plotesisht.

Doktor Filip Low ne universitetin Purdue thote se sic shihet kjo qelize kancerose qe ndricon si llampe neoni keshtu mund te zbulohen edhe nje numer i madh qelizash te semura qe me metoda te tjera do te ishte e pamundur te dalloheshin.

Kjo procedure u mundeson kirurgeve te shohin qelizat kanceroze qe jane 30 here me te vogla sesa ato qe ishte e mundur te dalloheshin me pare dhe u lejon atyre te zbulojne deri ne 5 here me shume depozita qelizash kanceroze sesa me pare. Kjo teknike ka filluar te perdoret nga kirurge ne Evrope.

Doktor Filip Low thote se parashikon qe procedura e re te perdoret per rreth 40 perqind te kancereve duke ndikuar dukshem ne shtimin e jetegjatesise se njeriut.

Nje ndricim i ngjashem qelizash eshte duke u perdorur edhe ne Kliniken e Klevelandit ne shtetin Ohajo nga kirurget per te dalluar forma te tjera kanceresh ne organe te ndryshme.

Ndersa Klinika Mayo ka ne plan te filloje se shpejti proceduren me drite fluoreshente ne kirugji. Klinika Mayo eshte nje grup a sistem shendetesor me rreth 70 spitale ne disa shtete amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›