E Shtunë, 31 Tetor 2026

New York, Thaçi hap bursën e “NASDAQ”

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka hapur sot bursën e “NASDAQ”-ut në New York, duke i rënë këmbanës simbolike që nënkupton fillimin e një dite të re në treg.
 

Paraprakisht, Thaçi u prezantua nga zyrtarë të kësaj burse si kryeministri i parë i Republikës së Kosovës, dhe një nga themeluesit e UÇK-së. Pastaj kryeministri Thaçi mbajti një fjalim të shkurtër ku falënderoi NASDAQ-un për mundësinë dhe tha se Kosova si shtet i ri është i hapur për investimet e huaja.
 

Një ditë më parë bursën e NASDAQ-ut, e hapi kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›