E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunizi, 6 muaj burg për kryeministrin e Gadafit

Zyrtarët e Tunizisë thonë se ish kryeministri i Libisë, Baghdadi al-Mahmoudi, është arrestuar në Tunizi dhe është dënuar me gjashtë muaj burg, për hyrje në mënyrë ilegale në këtë vend. Zyrtarët thanë se al-Mahmoudi ishte arrestuar në pjesën jugore të Tunizisë, afër kufirit me Algjerinë.

Ai kishte shërbyer si kryeministër, derisa kolonel Muamar Gadafi ishte përmbysur nga pushteti, muajin e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›