OSBE, mirëpritet bisedimet për Moldavinë

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka mirëpritur shpalljen për vazhdimin e mundshëm të bisedimeve të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht, për mospajtimin lidhur me Transdniestrinë në Moldavi.
Kryesuesi i OSBE-së, Audronius Azubalis, njëherësh ministër i Jashtëm i Lituanisë, tha se vendimi për vazhdimin e negociatave 5+2, është hap madhor për progres në procesin e zgjidhjes së Transdniestrit. Formati 5+2 përfshinë Moldavinë, Transdniestrinë, OSBE-në, Rusinë, Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
Rajoni i Transdniestrit, i mbështetur nga Rusia, është larguar nga Moldavia në vitin 1990, kur ky rajojn kishte shpallur pavarësi. Të dy palët e zhvilluan një luftë të shkurtër në vitin 2002. Deri tashti, Transdniestria nuk është njohur nga asnjë shtet.