E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, fillon zyrtarisht fushata presidenciale

Reklamat e para në TV dhe radio u transmetuan të hënën ndërkohë që posterët e kandidatëve filluan të shfaqen në billbordera anekënd vendit.

Presidenti aktual i Francës, Nikolas Sarkozi, kryeson në sondazhe për raundin e parë të zgjedhjeve teksa rivali i tij socialist, Francois Hollande, parashikohet të fitojë në raundin e dytë.

Fushata presidenciale përfundon me 21 prill.

Me 22 prill zhvillohen zgjedhjet për raundin e parë teksa me 6 maj zhvillohen zgjedhjet për raundin e dytë.

Dhjetë kandidatëve iu lejohet vetëm 43 minuta fushatë në televizion para 20 prillit teksa ju ndalohet të kërkojnë donacione apo të denigrojnë kundërshtarët e tyre. Gjithçka do të kontrollohet në mënyrë strikte nga Autoriteti audio-vizual.

/Start/F. P/

                                                                                             2012-04-10 11:29
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›