E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, arrestohet një i shumëkërkuar në Itali

 Zyrtarisht policia bëri me dije se në pranga përfundoi shtetasi Ervin (Ergys) Ferhati, 32-vjeç, lindur e banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi akuzohet për veprat penale “Pastrim Parash”, “Trafik Narkotikësh” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Ai u arrestua në zonën e Piacës në kryeqytet, pasi në shtetin fqinj është i dënuar me 20 vjet burgim. Ndaj 32 –vjeçarit aktualisht po kryen veprimet e tjera proceduriale mbi dërgimin e tij, në vendin e vuajtjes së dënimit. /Start/

                                                                                             2012-04-10 13:53
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›