PS, Rama: Krizaështë reale, treguesrishikimi i buxhetit
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste vazhdon të këmbëngulë se kriza ekonomike, e paralajmëruar kohë më parë nga opozita është “reale” dhe rishikimi i buxhetit është provë e kësaj krize. Duke bërë një analizë të pr/ligjit për rishikimin e buxhetit 2010, nga selia rozë Edi Rama paralajmëron për “një falimentim ekonomik të garantuar”, ku nuk jemi në një shtet ligjor por mafioz”
Reagimi vjen një ditë pas miratimit në Parlament vetëm me votat e maxhorancës të pr/ligjit për ndryshimet në buxhetin e shtetit i cili parashikon shkurtimin e fondit të shpenzimeve me 39 miliardë lekë. Opozita mori pjesë në seancën e debatit e cila zgjati më shumë se 10 orë por në momentin e votimit u largua nga salla.
“Opozita ka treguar qartë situatën ekonomike që nga 2009. Ju kemi paralajmëruar me kurajo dhe kthjelltësi pasojat që kanë filluar të ndihen në familje dhe biznese.”- deklaroi sot në një prononcim për median Edi Rama.
Nga selia rozë, kryetari i PS-së tha se “Kjo gjendje e rëndë ka një shkak madhor që është korrupsioni i oborrit të shtetit që ka kapur tërë shtetin”
Rama përsëriti akuzat për mos transparencë, manipulim dhe fshehje të shifrave të sakta në kutinë e ekonomisë, duke vendosur paralelizma me fshehjen e votave në kutitë e zgjedhjeve të 28 qershorit.
“Realiteti i kutisë së mbyllur është po ai realitet i mbyllur i 28 qershorit dhe po ai i kutisë së mbyllur që u hap në Ruzhdie. Dhe kur ky realitet do të dalë Shqipëria do të tronditet njësoj si nga manipulimi i neveritshëm i Ruzhdijes dhe nga Ruzhdije të tjera”
PS akuzon BSH, qeverinë dhe INSTAT për manipulimin e shifrave dhe paralajmëron se brenda këtij viti qeveria do të ndërmarrë një tjetër shkurtim dramatik të shpenzimeve sepse “qeveria nuk i doli përballë krizës në kohën e duhur dhe kriza po tërheq qeverinë. Dhe kriza është shumë më e rëndë sesa na e tregojnë shifrat”.
Kryetari i PS-së tha se në rishikimin e buxhetit janë shkurtuar 80 mln dollarë investime në punët publike, të cilat do të jenë fatura të papaguara për sipërmarrësit që kanë kryer punë për qeverinë dhe kredi të pashlyera për bankat tregtare e huaja apo vendase
Rama akuzoi kryeministrin dhe për mashtrim me kredinë 3. 2 milionë euroshe që qeveria deklaroi pak ditë më parë.
(s.g/BalkanWeb)